Presidenti argjentinas mbyll agjencinë shtetërore të lajmeve

schedule11:36 - 2 Mars, 2024

schedule 11:36 - 2 Mars, 2024

Mbyllja e agjencisë shtetërore të lajmeve të Argjentinës, Telam, u njoftua të premten nga presidenti i vendit, Javier Millay, duke e quajtur atë një “agjenci propagandistike” të ish-presidentes Cristina Kirchner.

“Ne do të mbyllim agjencinë Telam, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si një agjenci propagande e Kirchner,” tha Miley në një fjalim para parlamentit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në shkurt, qeveria e Miley tregoi se synonte të “modifikonte strukturën organizative dhe operacionale” të të gjitha mediave shtetërore, duke përfshirë Telam, si dhe radion dhe televizionin shtetëror.

Telam u themelua në vitin 1945 dhe ka më shumë se 700 punonjës.

Sipas faqes së saj të internetit, Telam “është e vetmja agjenci në vend me një rrjet korrespondentësh në të gjitha provincat e Argjentinës dhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare”.

Siç përmend edhe ai, ka pasur përpjekje për të mbyllur Telam nën udhëheqjen e presidentëve Carlos Menem, Fernando de la Rua dhe Mauricio Macri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!