Presidenti amerikan Trump: Dhe Italia do të ishte mirë jashtë BE

schedule12:15 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:15 - 1 Nëntor, 2019

Gjatë një bisede me liderin e opozitës britanike Najxhell Faraxh, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp, u shpreh se dhe Italia do të ishte shumë më mirë jashtë Bashkimit Europian.

Italia do të ishte shumë mirë jashtë Bashkimit Europian. Është kjo deklarata e Donald Tramp, gjatë një bisede me Najxhel Faraxh gjatë një program radiofonik të drejtuar nga lideri i Partisë Brexit në Britaninë e Madhe.

Duke komentuar shtyrjen e fundit për divorcing me Brukselin, presidenti amerikan u shpreh i zemëruar për faktin që Londra po mbahet ende në Bashkimin Europian. Më pas ai shtoi se dhe vende të tjera do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Europian.

Një ndërhyrje e ashpër në situatën delicate politike italiane. Një deklaratë që rrezikon rindezjen e ideve anti europiane pikërisht në momentin kur, me qeverinë e re Konte, Roma është rivendosur në fushën e BE.

Kjo duke rimarrë rrugën e një dialogu më intensive dhe bashkëpunues me Brukselin, duke filluar nga dosja shumë delicate e manovrës ekonomike.

Ndërkohë CNN raporton se administrate Tramp po vlerëson idenë për të shtuar vende të tjera në listën e “ndalimit të udhëtimit në territorin amerikan”. Pjesa më e madhe janë vende të fesë muslimane. Në vlerësim janë të paktën pesë vende.

Deri tani ndalimi për hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlen për Iranin, Libinë, Somalinë, Sirinë dhe Jemenin, përvec Venezuelës dhe Koresë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!