Papa Françesku kritikoi sot ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump për planin e tij për të dëbuar miliona emigrantë, dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris për mbështetjen e saj për të drejtat e abortit.
Kur u pyet për zgjedhjet presidenciale në SHBA në aeroplanin e kthimit nga Singapori në Romë, Papa tha se mos mirëpritja e emigrantëve ishte një mëkat “i rëndë”, ndërsa e krahasoi abortin me “vrasje”.
Papa tha se katolikët amerikanë duhet “të zgjedhin të keqen më të vogël” kur të votojnë në nëntor, pa elaboruar.
/abcnews.al