Presidencialet në SHBA/ Papa Françesku u bën thirrje amerikanëve: Zgjidhni ‘të keqen më të vogël’

schedule20:46 - 13 Shtator, 2024

schedule 20:46 - 13 Shtator, 2024

Papa Françesku kritikoi sot ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump për planin e tij për të dëbuar miliona emigrantë, dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris për mbështetjen e saj për të drejtat e abortit.

Kur u pyet për zgjedhjet presidenciale në SHBA në aeroplanin e kthimit nga Singapori në Romë, Papa tha se mos mirëpritja e emigrantëve ishte një mëkat “i rëndë”, ndërsa e krahasoi abortin me “vrasje”.

Papa tha se katolikët amerikanë duhet “të zgjedhin të keqen më të vogël” kur të votojnë në nëntor, pa elaboruar.

/abcnews.al