Presidencialet në SHBA, Melania mban fjalimin e parë: Biden socialist, Trump lufton për vendin

schedule22:05 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:05 - 27 Tetor, 2020

Melania Trump mbajti sot një fjalim në kuadër të fushatës presidenciale në mbështetje të bashkëshortit të saj, ndërsa sulmoi demokratët dhe Joe Biden.

Në fjalimin e saj të parë të fushatës për këtë vit, Zonja e Parë nuk u përmbajt teksa mbante një fjalim “të zjarrtë” për t’i bindur votuesit që ti japin Presidentit Donald Trump një mandat të dytë, duke kritikuar rivalin e tij si një “socialist” i cili do të “shkatërronte Amerikën.”

Ajo e përshkroi bashkëshortin e saj si një “luftëtar” dhe u përpoq të shndërronte një nga tiparet e tij më të kritikuara, në pikë të fortë: Postimet e shumta në Twitter.

“Donald është një luftëtar. Ai e do këtë vend dhe lufton për ju çdo ditë. Për herë të parë në histori, qytetarët e këtij vendi marrin vesh çdo gjë drejtpërdrejt dhe menjëherë nga Presidenti i tyre çdo ditë përmes mediave sociale,” tha ajo.

Zonja e parë ishte në Pensilvani, një shtet vendimtar për “fushën e betejës” që bashkëshorti i saj duhet ta fitojë ditën e zgjedhjeve. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!