Nga Anthony Zurcher, BBC
Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për shtyrje të zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Trump ka përmendur mundësinë për mashtrime dhe votime të pasakta, nëse zgjedhjet zhvillohen përmes postës.
Por ai nuk ka fuqi ekzekutive për një miratim të tillë – më saktësisht shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit, duhet ta miratojë Kongresi amerikan. Presidenti një propozim të tillë e ka publikuar në profilin e tij në Twitter.
A mund t’i shtyjë zgjedhjet presidenti?
Një total prej 15 shteteve shtynë përgatitjet e zgjedhjeve presidenciale deri në qershor. Kjo shtron pyetjen nëse zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund të shtyhen. Sipas një ligji që nga viti 1845, zgjedhjet presidenciale të SHBA-së planifikohen për ditën e martë pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet – që do të thotë më 3 nëntor të vitit 2020.

Kjo mund të bëhet përmes një akti të Kongresit që miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët dhe Senati i kontrolluar nga republikanët, raporton abcnews.al
Për më tepër, edhe sikur të ndryshohej dita e votimit, Kushtetuta e SHBA-së thotë se një administratë presidenciale zgjat vetëm katër vite. Kështu mandati i parë i Donald Trumpit do të mbarojë në mesditën e 20 janarit të vitit 2021, në një mënyrë ose në një tjetër.
Ai mund të rizgjidhet edhe për katër vite të tjera, por edhe mund të zëvendësohet nga demokrati, Joe Biden.
Çfarë do të ndodhë nëse shtyhen zgjedhjet?
Nëse nuk do të ketë zgjedhje para ditës së planifikuar, fillon linja e re presidenciale. Në rend të dytë është zëvendëspresidenti, Mike Pence, por duke pasur parasysh se edhe mandati i tij gjithashtu përfundon atë ditë, ai është në të njëjtën varkë si presidenti Trump.
Tjetra në radhë është Kryetarja e Dhomës – aktualisht demokratja Nancy Pelosi por mandati i saj dy-vjeçar përfundon në fund të muajit dhjetor të këtij viti. Atëherë vjen në radhë senatori më i moshuar dhe nëse realizohet ky skenar, atëherë president do të jetë 86-vjeçari, Chuck Grassley, senator i Iowa-s, raporton abcnews.al
Por a mund të shtyhen zgjedhjet shkaku i pandemisë globale?
Sipas profesorit të Universitetit të Kalifornisë, Irvine Richard L Hasen, një ekspert i ligjit për zgjedhjet, Trump ose qeveritë e shteteve mund të përdorin fuqitë e tyre për të ulur numrin e votimeve.
Në Wisconsin, për shembull, u rritën shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj koronavirusit në rradhët e punëtorëve vullnetarë dhe pati mungesa për furnizimet zgjedhore, gjë e cila dërgoi në mbylljen e 175 prej 180 vendeve të votimit në Milwaukee, qyteti më i madh i shtetit, raporton abcnews.al
Cilat ndryshime mund të zvogëlojnë rrezikun?
Në një studim të kryer nga Qendra e Kërkimit Pew , 66% e Amerikanëve thanë se nuk do të preferonin të votonin në një krizë të tillë shëndetësore. Shqetësime të tilla kanë rritur presionin ndaj shteteve për të zgjeruar disponueshmërisë e votimit me postë në mënyrë që të minimizohet rreziku i ekspozimit viral nga votimi i personave, raporton abcnews.al
Pesë shtete përfshirë Uashingtonin, Oregon dhe Kolorado, i kanë bërë zgjedhjet e tyre përmes votimit me postë.
Pse disa shtete nuk preferojnë votimin me postë?
Në anën tjetër, 17 shtete kërkojnë që votuesit të japin një arsye të vlefshme pse nuk janë në gjendje të votojnë personalisht në mënyrë që të kualifikohen si votues me postë. Këto shtete janë përballur me thirrje për të lehtësuar kërkesat e tyre për t’i bërë më të lehta votimet në mungesë – megjithëse disa udhëheqës e kanë refuzuar.
Kongresi mund të mandatojë që shtetet të sigurojnë një nivel minimal të votimit në mungesë ose sistemin e votimit me postë në zgjedhjet kombëtare, por shanset për këtë janë të pakta.
A janë dakord palët për të mbrojtur zgjedhjet?
Jo. Duke pasur parasysh polarizimin intensiv të politikës moderne, nuk duhet të habitemi me faktin se kemi debate të ndryshme rreth mënyrës se si do të duhet të zhvillohen zgjedhjet gjatë një pandemie. Vetë Donald Trump është kundër votimit me postë, duke thënë se mund të kemi mashtrime, raporton abcnews.al
Ai gjithashtu ka sugjeruar që rritja e pjesëmarrjes nga lehtësimi i kufizimeve të votimit mund të dëmtojë kandidatët republikanë.
Por dëshmitë thonë se përmes votimit me postë fitojnë më tepër bashkëpartiakët e presidentit pasi votuesit republikanë janë të prirur më shumë të votojnë me postë më shumë se demokratët.
A rrezikohet demokracia amerikane?
Përhapja e koronavirusit po prek çdo aspekt të jetës amerikane. Ndërsa Trump dhe politikanë të tjerë po bëjnë presion që jeta të kthehet normalitet, nuk ka asnjë garanci që të gjithë do të jenë mirë, ku shumë shtete kanë ndryshuar mënyrën e votimit të tyre parësor, konventat e partive në gusht, debatet e planifikuara presidenciale në tetor, apo edhe zgjedhjet e nëntorit.
Në periudha normale, muajt në vazhdim do të shënonin rritje të interesit dhe aktivitetit politik kombëtar. Në këtë pikë, gjithçka është në dyshim – përfshirë edhe themelet e vetë demokracisë Amerikane./abcnews.al

