Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski në balotazh me Siljanovskën

schedule22:26 - 21 Prill, 2019

schedule 22:26 - 21 Prill, 2019

Pas zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidati i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski do të garojë në balotazh me rivalen e VMRO- DPMNE, Gordana Silianovska. Pendarovski u rendit i pari, i pasuar me një diferencë të ngushtë nga kandidatja e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska. Ndërsa i treti renditet  kandidati shqiptar Blerim Reka.

Pas numërimit të 97.66% të votave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Pendarovski ka marrë 42,73%, Siljanovska 42,58% dhe Reka 10,34%.

Në raundin e dytë, në 5 maj, pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm. Në këtë rast fitues shpallet kandidati që merr më shumë vota.

3480 vendvotime në të gjithë vendin dje qëndruan hapur nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 19.00.

Mbi 1.8 milionë persona ishin të regjistruar në listat e votuesve në këto zgjedhje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!