Presidencialet e 2020-ës në SHBA tejkalojnë çdo pritshmëri, përveç zgjedhjeve të 1860

schedule15:00 - 29 Tetor, 2020

schedule 15:00 - 29 Tetor, 2020

Nga Manisha Sinha, CNN

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë ndër më vendimtaret në historinë amerikane.

Ekspertët politikë janë përpjekur të diskutojnë zgjedhjet e kaluara presidenciale, veçanërisht ato që kanë qenë politikisht të diskutueshme dhe të përafërta. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1824, mbështetësit e Andrew Jackson, i cili fitoi votën e popullit, pretenduan se John Quincy Adams u bë president përmes asaj që shumë prej tyre e quajtën një “pazar i korruptuar”.

Zgjedhjet e kontestuara të vitit 1876 shënuan fundin zyrtar të epokës së Rindërtimit në ish-Konfederatë,  për shkak të një marrëveshje me hile që vendosi një republikan në Shtëpinë e Bardhë, por i dha të bardhëve lirinë për të vendosur një regjim brutal të vartësisë dhe terrorit racor.

Sidoqoftë, asnjë nga këto zgjedhje nuk ka të njëjtën peshë si zgjedhjet presidenciale të vitit 1860, të cilat vendosën fatin e republikës amerikane. Dhe në vitin 2020, situata duket pothuajse njësoj.

John Quincy Adams

Analogjitë historike rrallë funksionojnë në mënyra të thjeshta paralele. Viti 2020 nuk është 1860 edhe pse mund të gjejmë disa të përbashkëta. Ndërsa disa mund të kërcënojnë ose nxisin dhunë, ne mund të imagjinojmë se mund të nisë një Luftë Civile e  zgjatur për shkak të  rezultateve të  zgjedhjeve presidenciale. Frika e vërtetë midis shumë amerikanëve sot është mundësia e mashtrimit të gjerë zgjedhor dhe ndërhyrjes, diçka që nuk ndodhi kurrë në vitin 1860.

Një gjë e përbashkët që kanë këto 2 zgjedhje historike presidenciale është bindja e demokracisë amerikane – dhe jo thjesht kundërshtimi i kandidatëve presidencialë -që është në fletëvotim.

Zgjedhjet e vitit 1860 që shpallën fitues  Abraham Lincoln  nuk ishin zgjedhje të zakonshme. Për herë të parë,  u zgjodh një president që kishte një platformë të anti-skllavërisë.

Ajo gjithashtu shënoi herën e fundit në historinë amerikane që një parti e re politike, e themeluar në vitin 1854, ishte e suksesshme në zgjedhjen e presidencës.

Skllavopronarët dhe aleatët e tyre politikë kishin dominuar qeverinë federale që nga themelimi i republikës për shkak të klauzolës së 3/5 e Kushtetutës së SHBA-së që lejonin shtetet e jugut që të llogarisnin tre të pestat e skllevërve për tu përfaqësuar në Kongres.

Shumica e presidentëve amerikanë kishin qenë skllavopronarë ose nga Veriu me parime jugore. Megjithatë, nga mesi i shekullit të XIX-të, skllavopronarët kishin filluar të humbnin kontrollin e tyre në Kongres, pasi popullsia veriore u rrit.

Në vitin 1860, katër burra garuan për presidencën, republikani Abraham Lincoln i cili kandidonte me platformën për dhënien fund të skllavërisë, demokrati verior, Stephen Douglas, për të drejtën e burrave të bardhë që të votojnë për skllavërinë, demokrati jugor, John Breckinridge  pro skllavërisë, – dhe ishte edhe platforma demokratike e John Bell nga partia e Unionit Kushtetues që premtoi besnikëri ndaj Bashkimit Amerikan dhe Kushtetutës.

Qytetarët amerikanë kishin zgjedhjen për të votuar për status quo duke zgjedhur Douglas ose Bellin, për ta bërë republikën amerikane një republikë skllavopronare në përjetësi edhe nëse kjo nënkupton shkeljen e parimeve demokratike duke zgjedhur Breckinridge, ose për të votuar për Lincoln .

Demokratët u përpoqën të diskreditonin Lincolnin dhe Partinë Republikane duke përdorur taktika që frikësonin qytetarët, një art që ata e kishin përdorur  gjatë Luftës Civile, transmeton abcnews.al

Ata i quajtën republikanët – “Republikanët me ngjyrë” dhe gazetat Jugore pretenduan se kandidati për nënkryetar i Lincolnit, Hannibal Hamlin,  ishte në të vërtetë një “mulat” ose i racës së përzier.

Kohët e fundit, Donald Trump dyfishoi thirrjet raciste, duke e quajtur senatoren, Kamala Harris një “përbindësh”.

Në vitin 1860, George Fitzhugh,  argumentoi se partia republikane  mbështeste  socializmin dhe feminizmin. Në mënyrë të ngjashme, republikanët aktual pretendojnë se socialistët radikalë mbajnë peng nënpresidentin, Joe Biden.

Pas zgjedhjes së Lincoln, u rritën komplotet për ta rrëmbyer atë, ashtu si komploti nga terroristët vendas të krahut të djathtë për të rrëmbyer guvernatoren, Gretchen Whitmer të Michiganit.

Një brez i të rinjve entuziastë organizoi demonstrata në rrugë, “Wide Awakes”, në mbështetje të Lincolnit dhe Partisë Republikane.

Në 1860, Lincoln fitoi shumicën e votave. Kjo përkthehet në një fitore vendimtare në Kolegjin Zgjedhor. Në vend që të pranonte rezultatet e zgjedhjeve demokratike, shumica e skllavërisë  në jug u shkëput nga Bashkimi dhe mori armët kundër republikës amerikane.

Joe Biden dhe Donald Trump

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë sigurisht po aq të rëndëssishme sa ato të vitit 1860. Siç e thotë edhe Biden, një betejë për “shpirtin e Amerikës”. Fati i republikës amerikane edhe një herë qëndron në ekuilibër. Ashtu si skllavopronarët e viteve 1850, Trump dhe mbështetësit e tij paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë amerikane. Ashtu si shumë skllavopronarë, Trump refuzon një transferim paqësor të pushtetit nëse humbet.

Nëse historia paraqitet fillimisht si një tragjedi, pastaj si diçka e rremë, homologët jugorë dhe teoricienët pro skllavërisë sot janë teoricienë konspiracioni, si : QAnon, dhe Boogaloo.

Pjesa më e madhe e Partisë Republikane që refuzon të pranojnë  Trump janë si  amerikanët e bardhë të Jugut, të cilët mund të mos kenë pasur një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në skllavëri, por mbështetën shtetet e tyre, të cilët në fund të fundit zgjodhën skllavërinë para republikës. Zgjedhja  është midis Amerikës dhe Trump.

Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e zgjeruar të Amerikës në botë që nga mesi i shekullit të XIX-të, mund të argumentojmë se ndikimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane mund të jetë edhe më i madh se sa ndikimi në zgjedhjet e vitit 1860. Zgjedhja dhe emancipimi i Lincoln patën rëndësi ndërkombëtare, duke forcuar demokracitë në Europë.

Politika e jashtme e Trump për të qetësuar diktatorët në të gjithë botën dhe për të refuzuar aleatët demokratë ndërsa mbështet  autokratin rus, Vladimir Putin, është hedhja poshtë e idealeve demokratike amerikane. Trumpizmi u ka dhënë oksigjen grupeve të ekstremit të djathtë, përfshirë neo-nazistët në Europë dhe autoritarizmin në të gjithë botën. Humbja e Trump me siguri do të sinjalizojë rilindjen e demokracisë brenda dhe jashtë vendit.

Republika amerikane është në një udhëkryq sot ashtu si ishte në vitin 1860 dhe e ardhmja e “shpresës së fundit në tokë”, siç  tha Lincoln, qëndron në duart e votuesve amerikanë. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!