Vijojnë në distance replikat mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit se kreu i shtetit nuk komandon asgjë dhe askënd.
Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i bën thirrje Ramës mos të flasë më lart e poshtë për Kushtetutën por të thellohet dhe të reflektojë urgjent.
Ndër të tjera në postimin e tij Blushi e quan me ironi kryeministrin “buburrec Trendi”.
LEXO EDHE:Rama i përgjigjet Metës: Ilir ti je thjesht Komandant i LSI!
“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.
Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!
THELLOHU E REFLEKTO URGJENT”, shkruan Blushi./abcnews.al

