Ish drejtori i policisë, Shemsi Prenç deklaroi se shërbimet sekrete kanë informacione se Fredi Beleri ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore greke. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ku po flitet për kryetarin e zgjedhur të Himarës, që ndodhet në burg që nga maji i 2023.
Shemsi Prençi: Dihet që Beleri është subjekt i shërbimeve sekrete shqiptare për shkak të ngjarjes së Peshkëpisë. Që ai ka suport politik nga jashtë Shqipërisë, i kanë shërbimet sekrete që i raportojnë kryeministrit dhe presidentit. Që ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore të shtetit grek edhe kjo është. Ka një problem që nuk e mbani mend. Fredi Beleri nuk është pranuar që të kandidojë një rradhë, në mënyrë kategorike. Fakti që t’i kandidon për pushtetin vendor nuk do të thotë se nuk je më shërbim i punës së shërbimeve. Mund të jesh apo jo kryetar, por kryetari i bashkisë nuk ka imunitet. As kandidati i kryetarit të bashkisë. Pra nuk përjashtohet ligjërisht si objekt i punës së shërbimeve por është e shkruar e zeza në të bardhë që personazhi, pavarësisht se kujt është kandidat, është person që ka ngarkesa të shërbimeve. Por mospranimi i kandidimit nuk lidhet me veprën penale. Ne pretendojmë që ai person mund të rehabilitohet dhe nga i çvirgjër kthehet në i virgjër në kandidimin e dytë. Kjo nuk mund të ndodhë.
Afrovita Dhimojani: Me fitore.
Shemsi Prençi: Me fitoren e turpit. Po ta them ty edhe shefit tënd për të cilin kam punuar me jetë.
Afrovita Dhimojani: Janë 4 mijë vota në Himarë, nuk mund t’i thoni një komuniteti është turp.
Shemsi Prençi: Fakti që opozita e bashkuar së bashkuar dhe shefat e saj bënë një autogol me kandidaturën e Belerit, pastaj u shoqërua me autogolin e autoriteteve greke që e morën në mbrojtje duke e akuzuar organet e drejtësisë shqiptare të vettinguara, për të cilin taksapaguesit grekë paguajnë në kuadrin e BE.
Skerdjan Dhuli: Nuk më intereson fare kjo gjë.
Shemsi Prençi: Ti nuk e kupton se çështja Beleri nuk ka të bëjë me Himarën. Se fakti që arrin politika greke dhe shkel mbi fondet e BE, pjesë e së cilës është edhe Greqia, duhet ta kuptojmë se është më e thellë. Pra, ti me kandidaturë të jashtëzakonshme, e detyron atë të bëjë forma të jashtëzakonshme. /abcnews.al