Prençi: Nëse nuk godasim ata që sjellin farën e kanabisit, nuk do e zhdukim këtë fenomen nga Shqipëria

schedule21:48 - 11 Maj, 2022

schedule 21:48 - 11 Maj, 2022

I ftuar në “Bardh a Zi” në Abc, ish-Drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka folur për shtimin e kanabisit dhe “shtëpive të barit” në Shqipëri”.

Prençi tha se policia hyn në aksion vetëm në momentin që kanabisi është mbjellë dhe është gati për shitje.

Sipas tij nëse policia do të godiste grupin që fut kanabisin në vend, atëherë ky fenomen do të ishte zhdukur njëherë e mirë.

“Po të funksiononte mirë puna operative rezultati i policisë duhet të matej tek goditja e grupeve që sjellin farën e kanabisit në Shqipëri. Nëse do të godisnim grupet që sjellin farën atëherë do të zhdukej kanabisi në Shqipëri”, deklaroi Shemsi Prençi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!