Gigi Becali është një nga presidentët më të veçantë në botën e futbollit. 61-vjeçari rumun, biznesmen dhe politikan i njohur në vend, ndodhet prej vitesh në krye të Steaus së Bukureshtit, klub që fitoi Champions League në vitin 1986.
Rregullorja e zëvendësimeve në futboll ka ndryshuar dhe trajnerët do të kenë mundësi të kryejnë pesë të tilla gjatë një ndeshje, dy më shumë se zakonisht. Diçka e tillë u vendos për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Pushimi i tepërt do ndikojë në rritjen e dëmtimeve, teksa ndeshjet e shpeshta do sjellin sforcime fizike të lojtarëve. Becali njihet për deklaratat e bujshme dhe ka bërë një premtim në lidhje me modifikimet në rregullore.
“Jam shumë i lumtur që do të ketë më shumë zëvendësime në futboll. Jam gati të vendos një rekord botëror sapo të rifillojnë ndeshjet. Do të bëj katër zëvendësime në pushim, askush tjetër nuk do e bëjë diçka të tillë në një ndeshje zyrtare“, thekson Becali. /abcnews.al
Becali: I’m very happy there are more substitutions possible in football right now. I’ll set a world record when football will be back. I’ll make 4 substitutions at halftime! Nobody will ever do it again in an official game! pic.twitter.com/GU0Pca5kCV
— Emanuel Roşu (@Emishor) May 19, 2020