Premtimi i Johnson: Pas Brexit qytetarët europianë do të trajtohen njësoj si emigrantët

schedule14:41 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:41 - 3 Dhjetor, 2019

Një sistem elektronik që kontrollon hyrjet, I ngjashëm me atë që është në fuqi për vizat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe për të hyrë në Britaninë e Madhe. Kjo është procedura të cilës do i nënshtrohen të gjithë qytetarët e huaj përfshirë dhe ata të vendeve të Bashkimit Europian, pas Brexit dhe periudhës së tranzicionit.

Kjo është një nga masat e parashikuara nga program për emigracionin i partisë konservatore britanike të Boris Xhonson. Një program i cili u prezantua nga ministri i Brendshëm britanik Priti Patel.

Objektivi i qeverisë aktuale britanike, ashtu si dhe është përsëritur nga Xhonson në fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, është ndalimi i fluksit të emigrantëve, sipas modelit të filtrimit që aplikohet në Australi.

Një model që për qytetarët e Bashkimit Europian do të nënkuptojë, në rast fitoreje të konservatorëve, se do të trajtohen njësoj si emigrantët. Madje konservatorët këmbëngulin që duke filluar nga 1 janari 2021, dhe nëse qytetarët europianë do të vizitojnë Britaninë e Madhe si turistë, do të duhet të plotësojnë fillimisht disa formularë – të ngjashëm me ata amerikanë – dhe të presin vizën tre ditë para se të vendosin të shkojnë në cdo aeroport apo port të vendit.

Ministri i Brendshëm britanik deklaroi se për shkak të ligjeve të Bashkimit Europian, në Britaninë e madhe hyjnë armë dhe drogë nga Europa, duke rritur rrezikun e dhunës dhe varësisë nga droga. Pas Brexit, theksoi ai, kufijtë britanikë do të jenë më të sigurtë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!