Fidel Ylli, në studion e Pressing në ABC News, ka bërë një premtim, se buxhetet e sportit për vitin tjetër, do të rriten shumë. Në fjalën e tij, Ylli u shpreh:
“Ne nuk duhet që të rrimë dhe të kacavirremi Ministrisë së Financave. Sporti do buxheti. Nuk ka Ministri që të shkojë t’i kërkojë. Është arsimi prioritet. Zv. Ministrin thirre këtu në studio, mos ma kërko mua.
Buxhetet e sportit vitin tjetër, do të rriten. Nuk po them shumën, por do të ketë një rritje shumë më të madhe. Nuk ka lidhje 7 vite, Qeveria nëse do ta ndihmojë sportin, duhet ta bëjë Ministria e Sporteve. Ata nuk e bëjnë, kanë prioritet të tjera”, u shpreh Ylli./abcnews.al