Tirana përballet me Dinamon në Kupën e Shqipërisë dhe ndeshjen e parë e ka humbur me rezultatin 2-0.
Pas fitores në kampionat, 4-0, në kampin bardheblu besimi për ta përmbysur ndeshjen është i madh.
Presidenti Refik Halili ka menduar të motivojë futbollistët e tij me një premio mjaft të lartë.
Sipas gazetarit ylli Aga, kreu i klubit bardheblu u ka premtuar futbollistëve 40 milion lek në rast se kualifikohen në çerekfinale. / abcnews.al