Premio dhe “çmim” ekstra, ja çfarë përfiton ekipi fitues i Superkupës së Italisë

schedule18:16 - 22 Nëntor, 2023

schedule 18:16 - 22 Nëntor, 2023

Prej kohësh tashmë është bërë me dije, se Superkupa e Italisë, ashtu si vitin e shkuar, do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në muajin janar, kësaj radhe me formatin e saj të ri “Final Fou””, ku fillimisht do të zhvillohen gjysmë-finalet, Napoli-Fiorentina e Inter-Lazio, më 24 e 25 janar, ndërsa 3 ditë më vonë do të zhvillohet edhe finalja e madhe.

Këtë të mërkurë, prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport” ka zbuluar se për klubet pjesëmarrëse do të shpërndahen në total plot 23 milionë euro, nga të cilat 7 prej tyre do t’i përfitojë vetëm ekipi fitues, i cili në “letër” duket të jenë “zikaltërit” e Inter, që do të synojnë të rrëmbejnë trofeun për të 3-tin vit radhazi.

Mirëpo, jo vetëm pagat, pasi media e mirënjohur italiane ka mësuar se përveç premios së madhe, ekipi që do të fitojë Superkupën e Italisë do të marrë si “çmim” të mëtejshëm mundësinë për të luajtur një ndeshje miqësore në verë me një ekip saudit, me skuadrën dhe datat që do të përcaktohen pas përfundimit të kompeticionit. /i.m /abcnews.al