Ishte padyshim një përballje spektkolare, pavarësisht se regjistroi humbjen e tij të parë në Premier League.
Tekniku portugez Ruben Amorim ka pësuar disfatën e parë në drejtimine “Djajve të Kuq” të Manchester United, të cilët janë mundur mbrëmjen e kësaj të mërkure me rezultatin e pastër, 2-0, nga “Topçinjtë” e Arsenal në “Emirates”.
Dy gola nga prapavija në fraksionin e dytë të sfidës fillimisht nga holandezi Jurrien Timber në minutën e 54’-t e më pas nga William Saliba në të 73’-tën mjaftuan për t’i siguruar një fitore të madhe djemve të teknikut Mikel Arteta.
Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjes Aston Villa fitoi me rezultatin e thellë 3-1 ndaj Brentford në “Villa Park”. /i.m /abcnews.al