Premier League/ United i bën “poker” skuadrës së Brojës, Chelsea triumfon bindshëm ndaj Aston Villa

schedule16:56 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 16:56 - 1 Dhjetor, 2024

Ishin fitore deri diku të pritshme.

“Djajtë e Kuq” të Manchester United dhe “Blutë” e Chelsea nuk kanë bërë asgjë gabim mesditën e kësaj të diele, me “gjigantët” e futbollit evropian, që siguruan fitore të mëdha në javën e 13-të të Premier League.

Kështu, në “Old Trafford” djemtë e teknikut Ruben Amorim kanë arritur të shënojnë plot 4 herë në portën e “Bluve” të Everton, me dyshen e sulmit Marcus Rashford e Joshua Zirkzee, që realizuan nga një dopietë në triumfin e madh ndaj skuadrës së Armando Brojës.

Në krahun tjetër, “Blutë” e Chelsea kanë vijuar me triumfin e radhës në elitën e futbollit anglez, teksa këtë herë kanë mundur me shifrat e thëlla, 3-0, skuadrën e Aston Villa pas golave të Nicolas Jackson, Enzo Fernandez e Cole Palmer, në minutat 7’, 36’ e 83’.

Ndërkaq, në përballjen tjetër të mesditës, Tottenham nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, pas golave të Brennan Johnson për vendasit dhe Cairney për miqtë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!