Premier League/ United barazon në “Villa Park”, Chelsea “ngec” ndaj Nottingham

schedule16:56 - 6 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 6 Tetor, 2024

Priteshin fitore, të paktën nga “Blutë e Londrës”.

Kanë përfunduar dy sfidat e mesditës, të vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me përballjet Aston Villa-Manchester United e Chelsea-Nottingham Forest, që u mbyllën në barazim.

Kështu, në “Villa Park”, të Birmingamit, djemtë e Erik ten Hag nuk kanë mundur të rikthehen te fitorja, duke siguruar kështu barazimin e radhës, të katërtin në 5 ndeshjet e fundit, kësaj herë ndaj skuadrës së Aston Villa, në një sfidë pas shumë histori e cila u mbyll në shifrat 0-0.

Në krahun tjetër, “Blutë” e Chelsea ndalën serinë e 5 fitoreve radhazi, teksa në “Stamford Bridge” regjistruan barazimin 1-1, ndaj Nottingham Forest, me golat që u shënuan nga Chris Wood për miqtë e Noni Madueke për vendasit, në minutat 49’ e 57’.

Djemtë e Enzo Maresca patë jo pak mundësi për të siguruar fitoren e madhe, sidomos pas daljes me kartonin e kuq të James Ward-Prowse në minutën e 78’-të, mirëpo në fund nuk ia dolën dot.

Falë këtyre rezultateve, Chelsea e Aston Villa gjenden në vendet 4 e 5 të tabelës, me 14 pikë, Nottingham Forest në vendin e nëntë me 10 pikë, ndërsa Manchester United renditet në vendin e 14 me 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!