Premier League/ “Topçinjtë” kapin kreun, Brentford e Brighton kënaqen me barazimin

schedule22:36 - 3 Prill, 2024

schedule 22:36 - 3 Prill, 2024

“Topçinjve”, të Arsenal u mjaftoi vetëm pjesa e parë për të siguruar tri pikët përballë “Kapelebërësve” të Luton Toën, me djemtë e teknikut, Mikel Arteta, që triumfuan me rezultatin e pastër, 2 me 0, në “Emirates Stadium”, duke u ngjitur kështu në vendin e parë, të tabelës, së Premier League, me një pikë më shumë se “Të Kuqtë” e Liverpool.

Sa i përket golave, për londinezët mjaftuan dy rrjeta, në pjesën e parë të sfidës, teksa fillimisht shënoi “fantazisti” norvegjez, Martin Odegaard, me një gol, në minutën e 24’-t, të sfidës dhe 20 minuta më vonë, japonezi, Daiki Hashioka shkaktoi një autogol, duke “vulosur” kështu rezultatin e përgjithshëm, 2 me 0, në një sfidë ku kërohej vetëm fitorja.

Në krahun tjetër, në përballjen tjetër, të orës 20:30, “Bletët” e Brentford nuk shkuan më shumë se barazimi,0 me 0, ndaj “Pulëbardhasve”, të Brighton, në “Brentford Community Stadium”, me vendasit vijojnë të renditen në vendin e 15-të, me 28 pikë, ndërsa djemtë e teknikut, Roberto De Zerbi janë ngjitur në vendin e 9-të, me 43 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Arsenal 2 – 0 Luton Town

Brentford 0 – 0 Brighton

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!