Premier League/ Shkëlqejnë Chelsea e Arsenal, Everton gjen fitoren e parë të sezonit

schedule18:16 - 28 Shtator, 2024

schedule 18:16 - 28 Shtator, 2024

Ishin padyshim fitore të mëdha dhe kjo duket që nga rezultati 4-2.

“Gjigantët” e Londrës, Chelsea e Arsenal kanë shkëlqyer mesditën e kësaj të shtune, teksa kanë fituar respektivisht ndaj Brighton dhe Leicester me shifrat e thella 4-2.

Kështu, në “Stamford Bridge”, djemtë e Enzo Maresca triumfuan falë “magjisë” së Cole Palmer, me “fantazistin” anglez, i cili shënoi të gjithë golat për “Blutë”, duke nxjerrë “të pavlefshme” rrjetat e Rutter dhe Baleba.

Në krahun tjetër, për “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta në fitoren ndaj “Dhelprave” menduan Martinelli, Trossard e Havertz, si dhe Ndidi, me këtë të fundit që shkaktoi një autogol, i cili ndikoi jo pak në humbjes e skuadrës së tij, duke nxjerrë totalisht “jashtë loje” dopietën e Justin.

Ndërkaq, në përballje të tjera të kësaj jave, Everton mundi në “shtëpi” skuadrën e Crystal Palace, me shifrat 2-1, Fulham fitoi 1-0 në transfertën e Nottingham Forest, ndërsa Brentford dhe West Ham u ndalën në barazimin 1-1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!