Premier League/ Nuk zhgënjejnë favoritët, City e Arsenal fitojnë me nga tre gola në “shtëpi”

schedule18:36 - 5 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 5 Tetor, 2024

Pretendohej fitore e favoritëve në “shtëpi” dhe ashtu ndodhi, me Arsenal e Manchester City që nuk kanë zhgënjyer në javën e shtatë të Premier League.

“Topçinjtë” e Mikel Arteta arritën fitoren e radhës në elitën e futbollit anglez, teksa në “Emirates Stadium” mundën “Shenjtorët” e Southampton me rezultatin e thellë, 3-1, me Kai Havertz, Gabriel Martinelli e Bukayo Saka që nxorrën “të pavlefshëm” golin e Archer, duke siguruar tre pikët e radhës.

Në krahun tjetër, “Qytetarët” e Manchester City mundën me fitoren e thellë, 3-2, skuadrën e Fulham, ku padyshim heroi asbolut ishte kroati Mateo Kovacic, me dopietën e tij në minutat 32’ e 47’ e më pas Doku “vulosi “përfundimisht fitoren, ndërsa Pereira dhe Rodrigo Munoz nuk mund të bënin më shumë se të ngushtonin rezultatin.

Ndërkaq, në përballjet e tjera të Premier League, Brentford mundi me rezultatin e thellë 5-2 “Ujqërit” e Wolverhampton, Leicester triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Bournemouth, ndërsa West Ham mundi me shifrat 3-1 skuadrën e Ipswich. /i.m /abcnews.al