Jo më kot konsideroi kampionati më i bukur në botë.
Brighton dhe Tottenham kanë dhuruar spektakël në sfidën e javës së shtatë të Premier League, me “Pulëbardhat” që përmbysën gjithçka në “Amex Stadium”, duke arritur të shënojnë tre gola, për të rikuperuar disavantazhin e dyfishtë.
Yankuba Minteh, Georgino Rutter e Danny Welbeck gjetën fitoren me golat e tyre në minutat 48’, 58’ e 66’, duke nxjerrë totalisht “të pavlefshëm” golat e Brennan Johnson e James Maddison, të shënuar në pjesën e parë.
Falë këtij rezultati Brighton është ngjitur në vendin e gjashtë të tabelës në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Tottenham bie në vendin e nëntë me vetëm 10 pikë. /i.m /abcnews.al