Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, sfida Chelsea-Luton nisi siparin e javës së 3-të të kampionatit anglez të Premier League, javë e cila do të vazhdojë me përballjet e kësaj të shtune, ku padyshim priten gola dhe një spektakël i vërtetë.
Gjithçka do të nisë në orën 13:30, ku skuadra e Tottenham do të udhëtojë drejt “Vitality Stadium”, aty ku e presin “qershitë” e Bournemouth, në një përballje ku luhet vetëm për 3 pikë të plota nga londinezët.
Me përfundimin e kësaj sfide radhën e kanë 4 përballjet e orës 16:00, Arsenal-Fulham, Manchester United-Nottingham Forest, Everton-Wolverhampton e Brentford-Crsytal Palace, ndërsa gjithçka ditën e sotme do të mbyllet me përballjen e orës 18:30, Brighton-West Ham. /i.m /abcnews.al