Alan Shearer dhe Thierry Henry janë dy futbollistët e parë që bëhen pjesë e “Hall of Fame” të Premier League, që ka lindur ditën e sotme. Anglezi dhe francezi janë dy nga ish-sulmuesit më të mirë të kampionatit anglez.
I pari është golashënuesi më i mirë i historisë së Premier League (260 gola), ndërsa i dyti, një legjendë e Arsenalit, mban vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të huaj në ishull (175 gola).
Two centre-forwards, both gifted with natural skill and talent who have written their names in Premier League history
We’re delighted to announce Alan Shearer and Thierry Henry as the first two inductees of the #PLHallOfFame pic.twitter.com/MAKgi3SYzV
— Premier League (@premierleague) April 26, 2021
“Nder i jashtëzakonshëm të jem përkrah Shearer në Hall of Fame“, deklaro Henry, i cili u shpall katër herë golashënuesi më i mirë i Premier League me “Topçinjtë”. Dy lojtarëve do t’i shtohen edhe gjashtë lojtarë të tjerë ditën e sotme nga votat e tifozëve. /abcnews.al