Siç flitet prej kohësh, klubi i Newcastle pritet të ketë pronarë të rinj sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për disa investitorë arabë, të cilët kanë lidhje me familjen mbretërore të Arabisë Saudite, konkretisht me princin e vendit arab, Mohammed bin Salman
Ky lajm padyshim që i ka entuziasmuar tifozët e Newcastle, pasi në rast se kjo ndodh klubi i tyre do të ishte më i pasuri në Premier League. Kjo do të sillte një ndryshim të historisë së klubit, duke e kthyer atë në një nga klubet më të fuqishme në ishullin britanik.
LEXO EDHE: Princi arab akuzohet për vrasjen e gazetarit, e fejuara: Ndaloni shitjen e Newcastle
Një lajm akoma më i mirë vjen për ta sepse sipas raportimit të kanalit arab “Al Ekhbariya”, Premier League ka dhënë dritën jeshile për të lejuar blerjen e Newcastle nga arabët. Në media të ndryshme flitet se operacioni do të kushtojë diku te 300 milion paund, por gjithçka do të zbardhet në ditët në vijim. /abcnews.al
فيديو | رابطة الدوري الإنجليزي تعطي الضوء الأخضر لإتمام صفقة الاستحواذ السعودي على نادي #نيوكاسل #الإخبارية pic.twitter.com/7NdqQDFC8v
— قناة الإخبارية (@alekhbariyatv) May 21, 2020