Kampionati anglez i futbollit, Premier League do të nisë ditën e sotme siparin e javës së 27-të, të këtij edicioni ku ekipet “big”, si Tottenham, Chelsea, Liverpool e Manchester City kanë si objektiv kryesor vetëm fitoren.
Për të startuar gjithçka mendon Liverpool, me “të kuqtë” të cilët do të udhëtojnë drejt “Vitality Stadium”, aty ku i presin “qershitë” e Bournemouth, me vendasit që do të bëjnë gjithçka kanë mundësi për të arritur 3 pikë të vlefshme për të mbijetuar në “elitën” e futbollit anglez.
Në orën 16:00 është radha e ekipeve të Londrës, Chelsea dhe Tottenham, të cilët do të ndeshen respektivisht me Leicester dhe Nottingham Forest, në përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një “hapësirë” në zonën Champions.
Ndërkaq, ditën e sotme do ta mbyllin “qytetarët” e Manchester City, me djemtë e Pep Guardiolas të cilët do të udhëtojnë drejt “Selhurst Park”, ku do të përballen me vendasit e Crystal Palace, në kërkim të një 3 pikëshi të artë për garën e titullit kampion. /i.m /abcnews.al
Tabela e renditjes: