Premier League/ Fulham “shkëlqen” pa Brojën, fitojnë edhe Newcastle, Tottenham e West Ham

schedule18:32 - 2 Mars, 2024

schedule 18:32 - 2 Mars, 2024

Përveç përballjeve Brentford-Chelsea e Nottingham Forest Liverpool kanë përfunduar edhe katër sfida të tjera, të vlefshme për javën e 27-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku nuk kanë zhgënjyer aspak favoritët, me skuadrat e Fulham, West Ham, Newcastle United e Tottenham, që kanë fituar sfidat përkatëse.

Kështu, në “Craven Cottage”, vendasit e Fulham mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Pulëbardhat” e Brighton, ku sërish “bomberi” shqiptar, Armando Broja u aktivizuar vetëm për 11 minuta, teksa preku fushën e blertë, në minutën e 84’-t. Sa i përket golave, Harry Wilson, Rodrigo Muniz e Adama Traore siguruan fitoren e madhe, për “The Cottagers”.

Në “Tottenham Stadium”, djemtë e teknikut, Ange Postecoglou përmbysën gjithçka ndaj “Shqiponjave” të Crystal Palace, me këta të fundit, që gjetën të parët avantazhin, falë fantazistit anglez, Eberechi Eze, mirëpo Timo Werner, Christian Romero e Heung-Min Son nuk gabuan, duke shënuar tre gola, në minutat 77’, 80’ e 87, gola që siguruan 3 pikë “të arta”, në garën për zonën Champions.

Në krahun tjetër, “Çekanët” e West Ham kanë siguruar fitoren e dytë radhazi, në Premier League, teksa pas fitores ndaj Brentford mundën “Blutë” e Everton, ku ashtu si skuadra e Tottenham, edhe djemtë e David Moyes triumfuan me përmbysje, me golat e Kourt Zouma e Thomas Soucek, që nxorrën “të pavlefshëm” golin e portugezit Beto, për të ngritur lart moralin e skuadrës, para sfidës në 1/8-at e UEFA Europa League, ndaj Freiburg.

Ndërkaq, në përballjen e fundit të orës, 16:00, “Bardhezinjtë” e Neëcastle mundën në “St. James’ Park”, “Ujqërit” e Wolverhampton, me rezultatin e pastër, 3 me 0, ku për teknikun Eddie Howe golat e fitores erdhën nga Alexander Isak, Anthony Gordon e Toni Livramento, me këta tre të fundit, që shënuan respektivisht, në minutat 14’, 33’ e 92’.

Falë këtyre rezultateve kanë ndryshuar jo pak edhe pozitat e këtyre skaudrave, në tabelën e renditjes së Premier League. Kështu, skuadra e Tottenham ngjitet në kuotën e 50 pikëve, vetëm 2 pikë larg zonës Champions. West Ham, Newcastle, Brighton e Wolves renditen në vendet, 7, 8, 9 e 10, me nga 42, 40, 39 e 38 pikë, Fulham në vendin e 12-të me 35 pikë, Crystal Palace, në vendin e 14-të me 28 pikë, ndërsa Everton në vendin e 16-të, me 25 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

FULHAM 3 – 0 BRIGHTON 

NEWCASTLE 3 – 0 WOLVERHAMPTON 

TOTTENHAM 3 – 1 CRYSTAL PALACE 

EVERTON 1 – 2 WEST HAM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!