Po kalojnë me të vërtetë një periudhë plot ulje-ngritje.
“Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë zhgënjyer sërish në elitën e futbollit anglez, me teknikun Ruben Amorim që përjetoi disfatën e dytë radhazi në drejtimin e “gjigantëve” të Premier League, kësaj here 3-2 ndaj Nottingham Forest, në “Old Trafford”.
Nikola Milenkovic, Morgan Gibbs-White e Chris Wood, në minutat 2’, 47’ e 54’ ishin protagonistët absolut të fitores së miqve në “Teatrin e Ëndrrave”, ndërsa për “Djajtë” e portugezit Amorim nuk mjaftuan golat e Rasmus Hojlund dhe Bruno Fernandes në minutat 18’ e 61’, duke regjistruar humbjen në javën e 15-të të kampionatit.
Falë këtij rezultati, skuadra e Nottingham Forest ngjitet në vendin e 5-të me 25 pikë, ndërsa “Djajtë” mbeten në vendin e 13-të me 19 pikë. /i.m /abcnews.al