Premier League/ “Djajtë” turpërohen në “Old Trafford”, Tottenham me tre “yje” ndaj Manchester United

schedule19:36 - 29 Shtator, 2024

schedule 19:36 - 29 Shtator, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, duke llogaritur edhe faktin që sigurohet në një “fortesë”, sic është mitiku “Old Trafford”.

Tottenham ka arritur një triumf spektakolar pasditen e kësaj të diele, në javën e gjashtë të Premier League, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-0, “Djajtë” e Manchester United, me djemtë e Erik ten Heg, që po kalojnë momentin më të vështirë nën drejtimin e holandezit.

Tre gola nga Brennan Johnson, Dejan Kulusevski dhe Domincik Solanke mjaftuan për fitoren e skuadrës së Ange Postecoglou, teksa një ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të “fantazistit” portugez, Bruno Fernandes, i cili u detyra të braktisë menjëherë fushën e blertë, pas një ndërhyre tërësisht të gabuar ndaj kundërshtarit.

Ndërkaq, falë këtij rezultati skuadra e Tottenham ngjitet në vendin e tetë të tabelës, me 10 pikë, një më shumë se Brighton që do të ndeshet sfidën e radhës, ndërkaq “Djajtë” e United mbeten në vendin e 12-të, me vetëm 7 pikë pas gjashtë javësh kampionat. /i.m /abcnews.al