Premier League/ Crystal Palace prish “ëndrrat” e Wolves, “Ujqërit” mjaftohen me 1 pikë në “Molineux”

schedule20:46 - 2 Nëntor, 2024

schedule 20:46 - 2 Nëntor, 2024

Jo më kot konsiderohet kampionati më elitar në planet, pasi çdo sfidë është spektakolare.

Pavarësisht se sfidës në “Molineux Stadium”, mes Ëolves dhe Crystal Palace përfundimoi në barazim, sërish përballja e vlefshme për javën e 11-të të Premier League dhuroi momente magjike dhe plot 4 gola, për 31,750 tifozët e pranishëm në stadium.

Ende në kërkim të fitores së parë këtë sezon, “Ujqërit” vendas u shtangën në minutën e 60’-të pas golit të Trevoh Chalobah, megjithatë sërish arritën të “flirtonin” fitoren, me “bomberin” norvegjez Jorgen Strand Larsen dhe brazilianin Joao Gomes që përmbysën gjithçka, ama sfida nuk përfundoi këtu.

“Shtatlarti” anglez i mbrojtjes, Marc Guehi përfitoi mjaft mirë nga një përgjumje e mbrojtjes së vendasve, duke barazuar shifrat në minutën e 77’-të, madje arritën të gjenin edhe golin e fitores në minutën e fundit të sfidës falë Mateta, por pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR rezultoi që topi ishte fituar në mënyrë të gabuar, duke i shpëtuar kështu një pikë “Ujqërve”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Crystal Palace ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe mbetet në vendine 17-të, ndërsa skuadra e Ëolves mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 3 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!