Premier League/ Broja lë “gjurmë” të Fulham, Bournemouth e Crystal Palace barazojnë në “shtëpi”

schedule18:36 - 9 Mars, 2024

schedule 18:36 - 9 Mars, 2024

Më në fund arriti të linte “gjurmë”, me fanellën e Fulham, pavarësisht se tekniku, Marco Silva po i jep minuta me “pikatore”. “Bomberi” shqiptar, Armando Broja hyri sërish në fushë si zëvendësues, në minutën e 80’-të të sfidës, së kësaj të shtune, ndaj “Ujqërve” të Wolverhampton, por këtë herë realizoi diçka.

Pasi morën avantazhin e dyfishtë falë golit të algjerianit, Rayan Ait-Nouri dhe një autogoli të Tom Cariney, Broja u bë protagonist në golin e “nderit”, të “The Cottagers”, me “fantazistin” shqiptar të sulmit, që asistoi nigerianin, Alex Iwobi, në minutën e 98’-të të sfidës, për të “vulosur” rezultatin e sfidës, në 2 me 1.

Falë këtij rezultati, skuadra e Fulham mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe vendoset në vendin e 12-të të tabelës, pas 28 javëve kampionat, me 1 pikë më pak se “Blutë” e Chelsea, ndërsa “Ujqërit” e Wolverhampton renditen në vendin e 8-të, me 41 pikë, me më shumë pikë se Brighton e Newcastle.

Ndërkaq, në përballje të tjera të pasdites së kësaj të shtune, Bournemouth barazoi, 2 me 2, me Sheffield United, të vendit të fundit, duket ruajtur pozitat në vendin e 13-të të tabelës, me 32 pikë, ndërsa “Shqiponjat” e Crystal Palace morën një pikë ndaj Luton, për të shkuar në kuotën e 29 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 14-të, ndërsa “Kapelebërësit” mbetën në vendin e 18-të, me 21 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Wolverhampton 2 – 1 Fulham 

Bournemouth 2 – 2 Sheffield United

Crystal Palace 1 – 1 Luton Town

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!