Sfida e dytë pas rikthimit dhe arriti të sigurojë sërish minuta, ku këtë herë thuajse luajti një pjesë të tërë.
“Bomberi” i Kombëtares shqiptare Armando Broja është rikthyer që prej javësh së kaluar në fushën e blertë dhe pasditen e kësaj të shtune, teksa u aktivizua në minutën e 66’-të në përballjen ndaj “Topçinjve” të Arsenal, në “Emirates” me sfidën që u mbyll në shifrat 0-0.
Barazim regjistruan edhe “Të Kuqtë” e Liverpool të cilët e mbyllën përballjen në “Anfield” ndaj Fulham me rezultatin 2-2, me “yjet” Cody Gakpo e Diogo Jota që barazuan dy herë për djemtë e Arne Slot në minutat 47’ e 86’, pas golave të Pereira e Rodrigo Muniz në minutat 11’ e 76’, teksa një ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të anësorit Andreë Roberton, që në minutën e 17’-të.
Ndërkaq, në sfida të tjera Newcastle fitoi 4-0 ndaj Leicester, ndërsa Wolves u mundën 2-1 nga Ispwich në “shtëpi”. /i.m /abcnews.al