Premier League/ Aston Villa mund “Dhelprat”, Bournemouth përmbys me spektakël “Blutë” e Everton

schedule18:16 - 31 Gusht, 2024

schedule 18:16 - 31 Gusht, 2024

Pas përfundimit në barazimin 1-1, të sfidës Arsenal-Brighton kanë përfunduar edhe pesë ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 3-të të Premier League.

Performanca më e spikatur ishte ajo e “Qershive” të Bournemouth, të cilët realizuar përmbysjen e çmendur 3-2, në transfertën e Everton, skuadra e re e Armando Brojës, me vendasit që udhëhiqnin me shifrat 2-0, mirëpo golat e Semenyo, Cook e Sinisterra siguruan fitoren spektakolare, duke lënë vendast me “gisht në gojë”.

Në krahun tjetër, Aston Villa ka mundur në transfertë “Dhelprat” e Leicester, me rezultatin e ngushtë 2-1, ku për djemtë e Unai Emery rrugën e rrjetë e gjetë Amadou Onana e Jhon Duran.

Në sfidat e tjera të pasdites, Brentford siguroi fitoren e madhe 3-1, kundër “Shenjtorëve” të Southampton, ndërsa përballjet Ipswich-Fulham e Nottingham Forest-Wolves përfunduan në shifrat e barabarta, 1-1. /i.m /abcnews.al