Mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, “qyetarët” e Manchester City çelën edicionin 2023-2024, të Premier League, teksa në “Turf Moor” arritën të fitonin me rezultatin 0 me 3, ndaj të sapongjiturve në elitën e futbollit anglez, Burnley.
Pas triumfit të “qytetarëve”, këtë të shtunë do të zhvillohen dhe plot 6 përballje të tjera të javës së parë të kampionatit, me ndeshjen hapëse që do të jetë ajo e mesditës së në “Emirates Stadium”, ku “topçinjtë” e Arsenal do të presin “diletantët” e Nottingham Forest.
Me pëfundimin e Arsenal-Nottingham Forest, 4 përballjet e tjera do të startojnë në orën 16:00, ku më konkretish, Brighton do të presë në shtëpi “kapelebërësit” e Luton, “çekanët” e Ëest Ham do të udhëtojnë drejt transfertës së “qershive” të Bournemouth, “blutë” e Everton do të presin në “shtëpi” skuadrën e Fulham, ndërsa Crystal Palace do të përballet me Sheffield United.
Ndërkaq, e shtuna e futbollit anglez do të mbyllet me super sfidën e “St. James’ Park”, mes “bardhezinjve” të Newcastle dhe skuadrës nga Birmingami, Aston Villa, përballje kjo që do të nisë në orën 18:30. /i.m /abcnews.al