Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PREKËSE/ Shqiptari kampion i dyfishtë boksi në Austri: Titulli për dy prindërit që nuk jetojnë

schedule11:44 - 29 Tetor, 2025

schedule 11:44 - 29 Tetor, 2025

Boksieri shqiptar, Dielli Vranoci siguroi fitoren ndaj Ahmet Simsek, në ndeshjen e zhvilluar në Korneuburg të Austrisë. Me pikë më të larta doli boksieri nga Peja, shënoi fitoren e tij të 13-të në boksin profesionist. Kurse kundërshtar i tij, Simsek pëson humbjen e tij të parë në karrierë pas nëntë ndeshjeve.

Në një intervistë për ABC e Mëngjesit, ai ndau emocionet e ndeshjes, sfidat si boksioner profesionist, si edhe planet për të ardhmen.

“Jam boksier në boksin profesionisht me gjithësej 16 ndeshje. Në boks profesionist jam prej 5 vitesh, ndërsa në përgjithësi në boks merrem prej 15 vitesh. Kam marr pjesë në kampionate, arritja më e madhe kanë qenë Lojërat Olimpike të Mesdheut.

Ndëshja e fundit ishte me 10 raunde, për titullin e Austrisë. Për këtë vit nuk kam më ndeshje, shpresoj nga fillimi i vitit besoj do planifikojmë dicka.

Gjatë kësaj periudhe duhet të stërvitem edhe për vete, kam hapur edhe palestrën time, duhet të merrem edhe me nxënës, të zgjedh shpresoj talente të rinj,” u shpreh ai, ndërsa tha se cdo sukses se fitore ia dedikon prindërve të tij që sot nuk jetojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!