Mund të thuhet se ky kundërshtar i sjell fat.
Berat Gjimshiti ka përjetuar mbrëmje të bukura kur Atalanta është ndeshur me Juventusin, edhe pse shpesh “Zonja e Vjetër” ka marrë fitoren.
Sonte në orën 21:00, në Torino do të luhet një tjetër sfidë mes dy ekipeve me histori krejt të kundërt, por që këtë sezon synojnë titullin, ose të paktën zonën Champions.
Gjimshiti ka dy asiste ndaj piemontezëve në karrierën e tij, të dy me Atalantën.
I pari, në fitoren e madhe të bergamaskëve në fushën e “zebrave” në 27 nëntor 2021, me rezultatin 1-0, dhe 31-vjeçari ndihmoi sulmuesin Duvan Zapata të realizonte shpejt në pjesën e parë.
I dyti erdhi në barazimin 2-2 po në stadiumin “Alianc” në Torino, sezionin e kaluar, dhe ishte pikërisht pasimi I mbrojtësit shqiptar që siguroi pikën me golin e realizuar nga Kopmeiners në minutën e 75-të.
Kapiteni I Shqipërisë shpreson të shënojë golin e tretë këtë sezon për ekipin zikaltër, për të cilin ka edhe dy asiste, dhe ky do të ishte një rekord në karrierë.
Natyrisht, shpresa është e madhe që qendëmbrojtësi të mos pësojë ndonjë dëmtim tjetër pikërisht pak ditë para ndeshjeve të kombëtares në Botëror./abcnews.al