Prej vitit 1919, ky vend ruhet çdo orë e minutë për një arsye të veçantë

schedule17:46 - 6 Janar, 2021

schedule 17:46 - 6 Janar, 2021

Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të kujtimeve të përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë.

Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare.

Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, madje edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar edhe jetët e tyre në rastet e uraganeve të ndodhura.

Gjatë gjithë historisë, shumë ushtarë kanë vdekur në luftëra eshtrat e të cilëve kanë mbetur të paidentifikuar. Pas Luftës së Parë Botërore, u ngrit një lëvizje për të përkujtuar këta ushtarë me një varr të vetëm, që përmban trupin e një ushtari të tillë paidentifikuar. l.k/abcnews.al