Prej një viti në koma, i riu nuk dinte për pandeminë edhe pse u infektua 2 herë

schedule21:47 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:47 - 2 Shkurt, 2021

Një i ri i cili kishte pothuajse një vit në koma, është zgjuar pa ditur gjë për pandeminë që ka përfshirë botën, edhe pse është infektuar dy herë me Covid-19.

19-vjeçari anglez, Joseph Flavill, u përplas nga një makinë më 1 mars të vitit të kaluar, 3 javë përpara se Britania e Madhe të niste karantinën.

Që nga ajo kohë, ai ka kaluar 11 muaj në koma. Ndërsa gjatë këtyre muajve, Joseph është infektuar dy herë me Covid-19 dhe është shëruar në të dyja rastet.

“Javët e fundit ka nisur të komunikojë me njerëzit duke mbyllur sytë e duke qeshur pak. Kur i themi, arrin të ngrejë edhe dorën. Po përparon mirë dhe ne duhet të jemi pozitivë”, u shpreh tezja e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!