Prej një jete e dhënë pas pianos, 106-vjeçarja nxjerr albumin e gjashtë

schedule14:37 - 6 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 6 Shkurt, 2021

Colette Maze është plot 106-vjeçe. Mund të duket e pabesueshme, por ajo ende luan në piano tingujt e Schumann, Debussy dhe Chopin. E moshuara nga Parisi filloi të luante në piano kur ajo ishte 4 vjeç për të gjetur në muzikë ngrohtësinë që i mungonte.

Gjithashtu, Maze praktikon yogën dhe gjimnastikën e gishtave për të ruajtur shkathtësinë e tyre. Ajo sapo ka regjistruar albumin e saj të gjashtë, një regjistrim me tre vëllime i veprave nga Debussy, i planifikuar të dalë në prill.

Djali i saj i vetëm, Fabrice Maze thotë se nëna e tij është një frymëzim për të tjerët, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

“Nga njëra anë ajo ndihmon moralin. Pasi të jesh 106 vjeç mund të jesh në formë të mirë nëse ke pasion dhe kujdesesh për veten tënde, ky është një lajm i mirë. Edhe pastaj sensi i saj i humorit, gëzimi, dashuria e saj për jetën, kjo ju bën të buzëqeshni”, thotë ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!