Prej muajsh në arrati, gjykata pranon provat për Kajmakun. Çfarë ndodh në seancën e radhës

schedule11:46 - 10 Qershor, 2020

schedule 11:46 - 10 Qershor, 2020

Përfundon seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet akoma në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë, në Gjykatën Penale të Tiranës.

Ditën e sotme, gjykata ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00 do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

LEXO EDHE: Ish-kreu i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku zyrtarisht i pandehur: Nis gjykimi në mungesë

Ne dosjen e prokurorise të zbardhur më herët nga “ABC News, thuhet se Kajmaku ka falsifikuar datën e shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë dhe në vend të tyre ka emëruar shefin e kabinetit të tij Gentian Picari.

Sipas organit të akuzës Picari është emëruar me detyrë zv/kryetar bashkie me urdhrin numër 92, ndërsa lirimi nga detyra si Drejtues Kabineti është bërë me urdhrin numër 145, cka tregon sipas prokurorisë se urdhrat janë fiktivë dhe janë lëshuar më datë 31.10.2019 .

Prokuroria thekson se nga urdhri i emërimit tek ai i lirimit nga detyra e mëparshme për Gentian Picarin, janë 53 urdhra që nuk gjenden në protokollin e datës 31 tetor. Në dosje thuhet gjithashtu se është ndërhyrë në librin e korrespondencës, me fraksione dhe në numra të tjerë protokolli duke shpallur fitues tenderash, veprime që janë kryer nga Kajmaku pas shkarkimit te tij nga detyra.

Ish-kryebashkiaku i Vorës  u shkarkua nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!