Prej kohësh në kërkim nga FBI, arrestohet “mbretëresha e kriptovalutës”

schedule11:10 - 25 Mars, 2023

schedule 11:10 - 25 Mars, 2023

Një shtetase bullgare është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtrimi me kriptovaluta, e njohur si “One Coin”. 6 vjet nga zhdukja e asaj që njihej si “mbretëresha e kriptovalutës”, autoritetet amerikane kanë kontaktuar avokatin e saj.

Akuzat ndaj Irina Dilkinska thonë se ajo ndihmoi në krijimin e kompanive guaskë dhe se mori pjesë në skemën e njohur si “OneCoin”, duke ndihmuar në pastrimin e 400 milionë dollarëve.

Aktualisht ndaj Dilkinska rëndojnë dy akuza, për të cilat ajo rrezikon 20 vjet burg.

“Ky është bashkëpunim në aktivitete komplotiste të së ashtuquajturës “mbretëresha e kriptovalutës”. Nga territori i Shteteve të Bashkuara ajo dërgoi mesazhe përmes televizionit dhe radios se, nëse dikush investonte në kriptovalutën e saj do të kishte përfitime të mëdha”, tha zëdhënës i Prokurorisë së Sofjes, Hristo Krastev.

“Shtetasja bullgare Irina Dilkinska u është dorëzuar autoriteteve amerikane në aeroportin e Sofjes.

Kërkesa për ekstradimin e saj ishte bërë 2 vjet më parë dhe procedura ishte vonuar pasi çështja kishte kaluar përmes 2 instancave dhe sepse kishte të bënte me dorëzimin e një shtetaseje bullgare tek autoritetet e huaj.

Ndërkohë që Hristo Krastev, zëdhënës i Prokurorisë së Sofjes, tha se gjykata e Sofies garantoi ekstradimin, por vendimi u apelua nga avokati mbrojtës.

“Gjykata e Sofies garantoi ekstradimin. Vendimi u apelua nga avokati mbrojtës, por më pas u konfirmua nga Gjykata e Apelit më 2 shkurt 2023”, tha avokati i saj.

Diklinska, e njohur edhe si Ruzha Ignatova, ishte në listën e personave të kërkuar nga FBI, që kishte ofruar 100 mijë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e saj.

Sipas palës amerikane, ajo ka mashtruar me miliarda dollarë dhe për herë të fundit ishte parë në 2017-n, kur po udhëtonte me avion nga Sofja në Greqi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!