Dëbora e rënë në ditët e fundit ka bllokuar Thethin. Zona turistike në veri të vendit prej më shumë se dy javësh është e bllokuar për shkak se lëvizja e makinave është e pamundur nga trashësia e dëborës.
Në Theth thuajse cdo vit ndodh e njëjta situatë dhe ata pak banorë që jetojnë atje i rikthehen lëvizjes normale pas muajit mars, pasi dëbora zë dëborën dhe rruga është e bllokuar.
Në ditët në vijim pritet që vendi të përfshihet nga reshje shiu të dendur ç’ka mund të ndihmojë në shkrirjen e dëborës, por rreziku nga përmbytjet rritet për mijëra banorë të tjerë./ db/Abcnews.al