Prej ditësh rezultojnë të zhdukur, forcat ruse publikojnë videon ku shfaqen dy ushtarët amerikanë

schedule22:05 - 17 Qershor, 2022

schedule 22:05 - 17 Qershor, 2022

Forcat ruse kanë publikuar një video në të cilën shfaqen dy amerikanët të cilët janë shpallur të humbur që javën e shkruar ndërsa luftonin kundër forcave të Kremlinit në Ukrainë. Videoja, e publikuar në Twitter të premten shfaq dy ushtarët amerikanë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Marine Andy Huynh, 27 vjeç në gjendje jo të mirë.

Ata kanë pranga në duar ndërsa forcat ruse duke u folur rusisht u kërkojnë të vetëprezantohen.

Lexo edhe: Dy luftëtarë amerikanë të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se janë marrë rob nga rusët

“Emri im është Alexander Drueke, unë jam kundër luftës,” tha Drueke. Më pas ai përsërit në rusisht, “Ya protiv voyny”, që do të thotë se jam kundër luftës.

“Ya protiv voyny,” përsërit Huynh pas një prerjeje të shpejtë.

Një video tjetër tregon Drueke duke iu drejtuar nënës së tij, Bunny, teksa i premton asaj se do të kthehet në shtëpi.

“Mami, thjesht doja të të njoftoja se jam gjallë dhe shpresoj të kthehem në shtëpi sa më shpejt të mundem,” tha Drueke. “Të dua.”

Pamjet shqetësuese publikohen vetëm një ditë pasi fotoja e dy burrave u shfaq në pjesën e pasme të një kamioni ushtarak rus me duart pas shpine. Dyshohet se ata ishin të lidhur kur u kapën nga rusët që u zunë pritë togave të tyre më 9 qershor. /abcnews.al/