Një tjetër mësues ka humbur jetën në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima e radhës nga arsimi është mësuesi Astrit Lopari, i cili prej ditësh ka qenë i shtruar në spitalin Covid 2.
Ndër të tjera mësohet se mësuesi që ka humbur jetën ishte pjesë e stafit të shkollës “Onufri”, në Elbasan, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur që të fitojë betejën me Covid.
Lopari për një periudhë të gjatë drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetëra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 185 raste të reja dhe 6 pacientë kanë humbur jetën./abcnews.al