Gruaja dhe halla e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaqën në publik, pas një periudh të gjatë, sipas mediave shtetërore. Gruaja e Kim, Ri Sol Yu, dhe halla e tij, Kim Kyung Hui, ndoqën një shfaqje në Teatrin Mansundae në Pyongyang natën e Vitit të Ri.
Hera e fundit që Ri u pa në publik ishte më 9 shtator, në përvjetorin e themelimit të regjimit, kur ajo shoqëroi të shoqin në një vizitë në Pallatin e Kumsusan, ku ndodhen trupat e gjyshit dhe babait të Kim.
“Kur Kim u shfaq në teatër me gruan e tij, Ri Sol Yoo, publiku shpërtheu në brohoritje entuziaste dhe duartrokitje të shumta,” raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Pamjet televizive tregojnë Ri, të veshur me një fustan tradicional me ngjyrë të zezë dhe të kuqe, duke biseduar dhe buzëqeshur me Kim gjatë shfaqjes dhe më pas çifti del në skenë duke uruar artistët dhe duke bërë foto me ta.
Ajo mungoi në mediat shtetërore për një kohë të gjatë përpara se të shfaqej në një koncert shkurtin e kaluar, duke nxitur spekulimet për shëndetin e saj dhe një shtatëzani të mundshme. Ajo u tha ligjvënësve se po shmangte aktivitetet e jashtme për shkak të COVID-19. Agjencia beson se Kim dhe Ri kanë tre fëmijë, por ka shumë të dhëna për ta.
Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar raste me COVID-19, por ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka marrë masa të rrepta, siç janë kufizimet e udhëtimit.
/abcnews.al