Një i moshuar pak ditë më parë mbushi 100 vjeç dhe festoi në McDonald’s, të cilin e ka vizituar pothuajse çdo ditë prej 36 vitesh për të shijuar mëngjesin.
Zan White nga Virxhinia Perëndimore shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si mirëmbajtës i radarëve dhe ishte pjesë e klubit të pensionistëve që hanë jashtë.
Kështu që për 36 vitet e fundit, është bërë traditë që ai të hajë mëngjes me rreth 12 nga miqtë e tij në McDonald’s në zonën e Elkins, raportoi Business Insider.
“Zanin e shoh çdo mëngjes për pothuajse të gjitha 24 vitet që punoj këtu. Është kënaqësi ta shoh atë çdo mëngjes, ai është një nga pikat kryesore të ditës sime”, tha Mark Godwin, menaxheri i dyqanit të McDonald’s./abcnews.al