Prej 1990 i populluar, fshati pa emër në Kurbin nuk ka asnjë investim

schedule15:22 - 8 Nëntor, 2020

schedule 15:22 - 8 Nëntor, 2020

Kjo është një zonë e banuar mes Mamurrasit dhe Fushë-Kuqes. U popullua pas viteve 1990 po nuk ka ende një emër zyrtar. Vetë banorët e quajnë fshati pa emër.

Ndërsa me njëri-tjetrin e thërrasin me emrin Gjormak,për shkak se se ndodhet pranë fushave të Gjormit.

Për shkak se nuk njihet zyrtarisht si fshat mungojnë dhe investimet. Nuk ka qendër shëndetësore dhe as shkollë.

Fëmijët detyrohen çdo ditë të udhëtojnë 30 minuta me këtë furgon që të mësojnë.

Është larg 5 km. Rruga është e dëmtuar dhe kemi vështirësi për të ecur”, shprehen fëmijët.

Banorët në raste festash apo ceremonin mortore prej mungesës së emrit dhe të tabelave orientuese detyrohen të nxjerrin në superstradë një prej familjarëve që të orientojnë vizitorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!