Bujar Pregja, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur për Ndeshjen e Yjeve, që luhet nesër në “Air Albania Stadium”. Sipas Pregjës, polemikat janë të tepruara, pasi nuk mund të thirren 200 futbollistë.
NDESHJA – “Nuk mund të thirreshin 200 futbollistë në këtë ndeshje. Arbitër nesër është femër, arbitre e FIFA-s. Në ndeshjen e veteranëve me Gjermaninë, dy lojtarë të ekipit tonë kombëtar, luajtën me numrin 10, pasi nuk donin t’ia linin njëri-tjetrit. Këtu ndikon egoja. Kam parë unë shumë ndeshje veteranësh, që janë rrëzuar në fushë sepse nuk vraponin dot. Edhe kjo, nuk është e pranueshme, prandaj kriteri për ata që kanë luajtur pas vitit 2000, më duket shumë e mirë”.
ARBITRAT – “Ndoshta nuk mund ta them notën dhe ja ta shpjegoj pse: Ne kemi vlerësim tjetër notash për arbitrat. Të tjerët, kanë nota si të shkollës. Ne nuk e kemi këtë gjë. Mendoj që arbitrat nuk janë pjesa më e dobët e kampionatit. Të themi të drejtën, gabime do të ketë. Problemi është që gabimet të mos influencojnë. Gjatë lojës, edhe te Barcelona kishte gabime, janë pjesë e lojës. Problemi është që këto gabime, të mos jenë me qëllim. Nga 1-10, arbitrat janë te 8 dhe më lart. Kjo nuk diskutohet. Në çdo ndeshje ku gabohet, ka penalizime për arbitrat”./abcnews.al