Pregja: Nuk kam ndërhyrë aspak, kanë vendosur arbitri i katërt dhe anësori

schedule22:55 - 3 Shkurt, 2020

schedule 22:55 - 3 Shkurt, 2020

Bujar Pregja, i cili ishte delegat në sfidën Bylis-Vllaznia, bëri një lidhje telefonike me emisionin Pressing në ABC News. Në këtë lidhje, Pregja sqaroi të gjithë situatën që ndodhi gjatë momentit kur penalltia e Bylisit u kthye mbrapsht.

“Faleminderit që më krijuat mundësinë për të treguar se çfarë ndodhi në fushën e lojës. Në momentin që u dha penalltia për Bylisin, bashkë me vëzhguesin kemi qenë aty dhe nuk kemi lëvizur fare, për të parë çfarë veprimi do të bëhet nga ana e arbitrit.

Ndërkohë, protestat nga ekipi i Vllaznisë ishin të mëdha, ndërhynë dhe lojtarë të stolit të Vllaznisë, kanë shkuar të gjithë tek arbitri dhe tek asistenti, duke i vënë në pozitë të vështirë. Duke parë këtë situatë, mendova që së bashku me vëzhguesin, të afrohesha dhe të shikoja çfarë po ndodh, për të parë ndonjë veprim jo korrekt të lojtarëve.

Gjatë kohës që unë afrohem, kam qenë në një distancë 10-15 metra. Gjyqtarët e kishin marrë vendimin dhe unë gjatë gjithë kohës, kam parë çfarë po ndodhte me arbitrat. Ata e kthyen vendimin e tyre dhe vazhduan lojën. Unë absolutisht nuk kam kontaktuar me arbitrat. Vendimi ka qenë i arbitrave për të kthyer 11-metërshin.

Kanë vendosur arbitri i katërt dhe asistenti, që e panë mirë penalltinë dhe e anuluan. Nuk kam biseduar fare me arbitrat. Nuk kam të drejtë fare për t’iu ndërhyrë arbitrave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!